Teach Kids banner

Feedback

Mirëserdhe në Teach Kids!
Mësime Biblike me të vërteta dhe zbatime për fëmijët

mësueseÇfarë është kjo faqe?
Teach Kids (“Mësojini Femijet”) siguron mësime biblike, mësime biografike dhe manuale trajnimi nga Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve (BUF) të cilat mund të shkarkohen falas për t’ju ndihmuar në mësimdhënien ndaj fëmijëve. Këto mësime janë në dispozicion në anglisht dhe në disa gjuhë të tjera të Evropës. Ju lutemi përdorni “Language Switch” (“Ndrysho Gjuhën”) për të parë nëse gjuha juaj është shtuar. Qëllimi ynë është që të ndihmojmë mësuesit në të gjithë Evropën, prandaj emri i domain-it tonë është: TeachKids.eu
Përdorimi i faqes sonë është i lehtë: përdorni menunë në krye dhe klikoni mbi kategorinë që po kërkoni. Nëse shkarkoni materialet e kësaj faqeje, duhet të pranoni se do t’i përmbaheni deklaratës sonë të së drejtës së autorit, “Po në lidhje me të drejtat e autorit?”. Ju lutem lexojeni atë para se të shkarkoni ndonjë material.
Për momentin ne sigurojmë tekste dhe disa vizuale falas. Nëse dëshironi të blini vizualet e teksteve, ju lutem klikoni tek “Vendet” për të marrë detajet për kontaktet në vendin tuaj.
Na vizitoni rregullisht, sepse do te jemi duke shtuar materiale të reja dhe duke i përditësuar materialet ekzistuese. Nëse keni komente, sugjerime ose pyetje lidhur me faqen tonë, ju lutem përdorni lidhjen e email-it në fund të kësaj faqeje për të kontaktuar me ne. Shpresojmë të dëgjojmë prej jush!

Po në lidhje me të drejtat e autorit?
Të gjitha të drejtat e materialeve në faqen TeachKids.eu janë të rezervuara.
Të gjitha burimet në këtë faqe mund të riprodhohen vetëm për përdorim personal, shërbese, jofitimprurës ose jo-komercial. Ky material ofrohet falas dhe për përdorim në mësimdhënie dhe studim. Ky material nuk duhet të shitet në asnjë lloj forme, në asnjë rrethanë. Asgjë pagesë e asnjë lloji nuk mund të shtohet, duke përfshirë transportin. Asnjë material i faqes TeachKids.eu nuk mund të lidhet bashkë me çfarëdolloj materiali tjetër që shitet ose përdoret për të kërkuar donacione.
Njoftimi i të drejtës së autorit duhet të mbetet i paprekur në të gjitha materialet.
Për të shpërndarë mbi 10 kopje të cilitdo material, shpërndarësi duhet të sigurojë autorizim të shkruar nga Teach Kids. Ju lutem bëjeni kërkesën e autorizimit me email.
Nuk japim autorizim për postimin e burimeve Teach Kids në faqe të tjera interneti ose për postim një lidhjeje direkt me shkarkimet tona. Nëse dëshironi të vendosni një lidhje të faqes TeachKids.eu në faqen tuaj të internetit, ju lutem na njoftoni me email.


CEF logo